Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së – për herë të parë në 14 vitet e fundit

schedule09:06 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 09:06 - 17 Dhjetor, 2025

Serbia sot nuk do të ketë përfaqësues në Samitin Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor në Bruksel, njoftoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel, duke theksuar se ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen (presidentja e Komisionit Evropian) dhe Antonio Costa (president Këshilli i Evropës).

“Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti.

Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.

“Mendoj se në këtë mënyrë po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj. Serbia është në anën e vet, sado që kjo të mos u pëlqejë Uashingtonit, Brukselit apo Moskës”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të mbeten në rrugën evropiane për aq kohë sa ai është president, ndërsa më pas, shtoi ai, “do të shohim”.

I pyetur për rezervat valutore, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka probleme me kursin e këmbimit, pasi disponon 36 miliardë euro rezerva valutore dhe se mund ta “mbrojë kursin për vite me radhë”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në këtë drejtim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!