Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rraja, koka e grupit të drogës përgjimet e SKY, si u trafikua kanabis në Turqi

schedule15:08 - 15 Dhjetor, 2025

schedule 15:08 - 15 Dhjetor, 2025

Rexhep Rraja djali i ish-deputetit, Rrahman Rraja, sipas hetimeve të Prokurorisë së Posacme SPAK, rezulton se është përfshirë drejtpërdrejt në trafikimin e lëndëve narkotike, madje drejtone një grup nëpërmjet bisedave në Sky Ecc, për të trafikuar rmbi 2 ton Kanabis dhe kokainë.

Në dosjen hetimore, që disponon ABC News, Rexhep Rraja, i cili u arrestua më 10 dhjetor bashkë me dy kushërinjtë, Përparim dhe Gazmir Rraja dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit kriminal, rezulton se kishte dy pseudonime në aplikacioni SKY Ecc, “XR 1” dhe “New Sky”. Ndërkohë kushëriri i tij, Përparim Rraja njihe si “Caca”, Gazmir Rraja- “Miri” apo “ÇOKU,  Sokol Qaja si “Hermano”, ndërsa Bujar Sefaj njihej me nofktën “Venecia”.Në një episod sipas SPAK, në Turqi është arritur të kapet më 26 janar të vitit 2021, një sasi 236 kg bimë narkotike e llojit marijuanë, e dërguar nga Shqipëria.

Pasi droga u kap në shtetin turk, Rexhep Rraja është i shqetësuar pasi dyshojnë se mund të ketë pasur tradhëti brenda grupit kriminal. Dyshimet bien edhe mbi shoferin e arrestuar Elton Bogdani, por Agim Nina, personi i cili ka mbajtur kontaktet e drejtpërdrejta me shoferin, thotë se është e pamundur . Në këtë bisedë Rexhep Rraja,komunikon me Aldo Gjinit  I njohur me nofktën “bjondi”.

Rexhep Rraja: He vlla, ça thotë?

Aldo Gjini: Lekët e rrugës, thuj, apo të dëmet që do paguajë, se po s’erdhën letrat, ka me pagu me 5 vlla. S’ka llafe dhe s’e pres hiç. Sikur nuk priti ai për lekët e rrugës. I lash kohë deri nesër, o të na japë gjërat e sakta, o të paguajë mallin me çmim atje. Edhe ky vetë tha që deri nesër i duhet kohë.

Rexhep Rraja: Ok vlla. Po he mor vlla, se aty e ke atë. Nuk ikën ai. Po të flasim tamam me të. O shok. Të kujtohet fotoja që të çova, që të thashë ka fut dikush tjetër mall. Janë më shumë se 2 persona. Thuaj atij plakut: lëre atë mhb. E ke fut mallin, ke bo gabim. Mos u shkruaj robve pse ke shpërnda foton. Mos e bëj baltë më shumë mhb. Kamioni akoma s’është hap. Kamioni po mbahet se ka info.

Agim Nina: Po shoferi?

Rexhep Rraja: S’e di për shoferin. Kamioni është ndalu se ka informacion. Ndaj të thashë, shiko mos e ngatërroni punën me fut lloj-lloj njerëzish.

Agim Nina: Ore, ku e pa ai që s’është hap kamioni?

Rexhep Rraja: Kamioni, o vlla, është raportuar kështu. I tha tani, e kanë marrë në telefon, i kanë thënë: “Ai kamion me këto targa ka mrena mall. Merreni bjondin, hajdeni Fushë-Krujë.”

Në një tjetër bisedë Rexhep Rraja, bisedon me Jani Çavon, ku pas kapjes së lëndës narktoike në Turqi, shqëtësohet për disa thasë alumini, pasi anëtarët e gurpit mund të kenë lënë gjurmë.

Rexhep Rraja: O vlla na fikët mor burr…Ca janë kto muhabete. O vlla, po pastroji  thasët e aluminit se i ka prek xhaxhi me dorë..

Rexhep Rraja: Ok tha i pastroj unë …

Jani Çavo: Rri pa merak per pastrimin…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!