TIRANË- Është shtyrë sërish në GJKKO seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë.
Shkak për shtyrjen këtë herë, u bë një tjetër lëvizje e Veliajt, i cili kërkoi përjashtimin e avokatit të tij mbrojtës Artan Gjermeni.
Pas përjashtimit të avokatit, GJKKO i ka caktuar një avokate shteti, Valentina Teodoreskun, e cila tashmë duhet të lexojë plot 60 mijë faqe dosje në ngarkim të kryebashkiakut Veliaj deri me datën 5 janar të vitit të ardhshëm, datë e caktuar nga trupi gjykues për seancën e radhës.
Në nisje të seancës gjyqtarja Etleve Deda rrëzoi kërkesën e lëxuar nga mbrojtja, që Veliaj të dalë nga kafazi i qelqtë në sallën e gjyqit dhe të qëndrojë pranë avokatit të tij.
Kryebashkiaku i Tiranës u arrestua në shkurt të këtij viti. Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli/abcnews.al

