Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Oklahoma barazon rekordin/ Kampionët barazojnë rekordin e “Vëllezërve Splash” në NBA

schedule12:59 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 12:59 - 11 Dhjetor, 2025

Çdo pengesë vjen një moment që kalohet. Rekordet, nuk thuhet kot, që janë vendosur për t’u thyer, dhe Oklahoma është në prag të një momenti historik.

Së pari, kampionia në fuqi e basketbollit amerikan barazoi arritjen e madhe të Golden Stejtit, me fillimin më të mirë të sezonit të rregullt deri në 25 ndeshje.

Të dyja skuadrat e shkëlqyera janë me shifra të njëjta, 24 fitore e një humbje, ndërsa Thandër mund të jetë rekordmen I ri nëse fiton ndaj San Antonios duke u gdhirë 15 dhjetori sipas orës së Shqipërisë.

Suksesi I radhës, tepër I thellë dhe bindës, u arrit në shtëpi ndaj Feniksit, dikur skuadër e madhe e Çarls Barklit.

Në Arenën “Pejkom Sentër”, Oklahoma triumfoi 138-89, pra me diferencë prej 49 pikësh, më e madhja në NBA këtë sezon.

Kurrë ndonjëherë Feniksi nuk ishte mundur me një diferencë të tillë, ndërsa “Rrufetë” vendosën rekordin e klubit me 16 fitore radhazi.

Plot dymbëdhjetë basketbollistë shënuan të paktën nga një kosh tripikësh, dhe kjo flet tregon shumë se çfarë kolektivi është ky I kampionëve.

Shei Gilgës Aleksandër ishte përsëri më I miri në parket me 28 pikë, 8 asistë, 2 topa në tabela, 2 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje.

Ai mori vlerësimin me koeficientin 43, me të vërtetë I jashtëzakonshëm.

Holmgren shtoi 24 pikë e 8 topa në tabela, Uilliams pati 15 pikë, Dort 12, ndërsa Karlson e Denga nga 11 pikë.

Oklahoma kryeson Konferencën Perëndimore duke qenë skuadra më e mirë në NBA, ndërsa në vend të dytë është Denveri me 17 fitore e 6 humbje, pra me pesë humbje më shumë se kampionët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!