Theophilus Solomon, sulmuesi i Partizanit, ka marrë një lajm të hidhur dhe është larguar nga Shqipëria. Nigerianit i është ndarë nga jeta njeriu më i shtrenjtë, nëna e tij. Kështu ai ka shkuar pranë familjarëve të tij.
Kështu Solomon nuk do të jetë për ndeshjen e radhës që Partizani do të luajë në shtëpi me Vllazninë. Trajneri Renaldo Kalari dhe stafi i tij po i bëjnë llogaritë pas sulmuesin, që kohët e fundit është aktivizuar pak.
Fillimisht për shkak të një dëmtimi dhe më pas për zgjedhje teknike. Solomon iu bashkua Partizanit këtë verë, pas një eksperience në Hungari me Ujpest. Deri më tani ai ka luajtur 10 ndeshje (6 titullar) në Superiore dhe ka shënuar 2 gola. /abcnews.al