Finalizohet operacioni policor i koduar “SHADOW”. Në pranga është vënë një 32-vjeçar.
Gjatë operacionit, janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kanabis që e posedonte 32-vjeçari, Klemjan Perndreu.
Pas kontrollit në lokalin e këtij shtetasi dhe në një ambient ngjitur, në fshatin Kapedan, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonte me qëllim shitjen në doza.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

