Shqipëria përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes Studentore të dhjetorit ‘90 që shënoi rënien e diktaturës komuniste.
Analisti Frrok Çupi thotë se Partia e Punës e nënvlerësoi lëvizjen studentore dhe një nga fatkeqësitë sipas tij, ishte se u konsiderua si lëvizje periferike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se kjo u përdor nga Sali Berisha.
Ndër të tjera, Çupi deklaroi se Ramiz Alia kishte propozuar mjekun nga Shkodra, Ilir Gjylbegu, por ky i fundit kishte thënë se duhet të zgjidhte Berishën.
“Ajo çfarë thotë Ramiz Alia, ka një të vërtetë. Edhe vetë Partia e Punës, e nënvlerësoi lëvizjen studentore, si një lëvizje tropojane. Një nga fatkeqësitë më të mëdha, që pati lëvizja studentore, pikërisht sepse e konsideruan si lëvizje rajonale, lëvizje periferike. Madje, kjo pastaj u zgjat më tej në vetë rininë e Tiranës, e rrallë ishte rini e Tiranës që e mbështeti atë lëvizje. Jam i sigurt që nuk ka qenë i studiuar më përpara, por e ka përdorur Berisha më vonë. E transferoi lëvizjen në periferi, sidomos në Has, Kukës, Has, periferi ku nuk bënin dot thelbin e një demokracie qytetare. Ky moment është i tillë. Ramiz Alia, përpara se t’i thoshte Saliut, ka pasur disa kandidatë të tjerë. Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme. Por ka shumë momente banale. Një prej tyre, ka qenë një mjek nga Shkodra, që ishte shok i Ramizit, Ilir Gjylbegu, i tha je njeri i mirë. Por mirë i tha, shoku Ramiz mua më njeh, dua ta pi një gotë raki se donte patjetër të shpëtonte. Ai nuk rron më tani. I shpëtoi duarsh. Mjek për mjek që më ke zgjedhur mua, ke Berishën, nga Tropoja e ke, atje tropojanët janë studentë. Kjo është fatkeqësia, vërtet. Këtë vulë i vu, kjo i përshtatej jashtëzakonisht shumë Berishës. Ai nuk donte qytetari. Një ditë në Qytetin Studenti, lëre punën. Kam teserën e partisë pa e dorëzuar akoma, nuk punoj dot me këtë. Ishte Gramozi, Genci, Leka. I kam thënë, unë që nesër e lë punën nëse bëj dot gjë për PD. Këtë gjë nuk dua të ta dëgjoj, si mik po ta them. Ne nuk jetojmë dot pa këta dhe këta nuk jetojnë dot pa ne. Ke të drejtë tha. Dua të them, e gjithë fatkeqësia e asaj lëvizjeje, nisi me përçarje, me dëbimin e pjesës qytetare të rinisë.”, theksoi ai./abcnews.al

