Turqia, në ndeshjet me Francën dhe Shqipërinë, i festoi golat në një mënyrë që UEFA nuk e ka toleruar. Futbollistët bënë përshëndetje ushtarake në mbeshtje të ushtrisë turke, që po luftonte në Siri.
Ajo mënyrë festimi u bë objekt disiplinor dhe UEFA e ka konsideruar si të papërshtatshme dhe politike, çka ka sjellë edhe një gjobë të majme për Federatën Turke të Futbollit.
50 mijë euro është gjoba e vendosur dhe kështu shpresat që mund të kishte ndokush për përjashtimin e mundshëm të Turqisë nga EURO 2020 janë zeruar. Në fakt dihej që vetëm një gjobë do të vendosej. /abcnews.al