Virgjëria, lotët e Messit dhe historia e shpikur për UFO-t: Sekretet e Maradonës

schedule14:46 - 11 Mars, 2020

schedule 14:46 - 11 Mars, 2020

Diego Maradonës Zoti i fali talent në këmbë dhe shumë çmenduri në kokë. Legjenda argjentinase mbetet prej vitesh një personazh karizmatik. 59-vjeçari vjen me një rrëfim interesant për Tyc Sports, aty ku tregon shumë histori, mbi të gjitha ajo e rrëmbimit nga UFO-t.

“Pse i shpikni gjërat? Njëherë, pasi kisha pirë shumë, u zhduka nga shtëpia për tre ditë radhazi. Kur u ktheva në shtëpi, u thashë që më kishin rrëmbyer UFO-t. ‘Ata më rrëmbyen, nuk arrij dot t’ua shpjegoj”, tha argjentinasi.

Për Maradonën nuk ka tabu, teksa tregon edhe se si e humbi virgjërinë: “E humba virgjërinë kur isha 13 vjeç. Ndodhi në një bodrum, me një zonjë të moshuar. Unë isha mbi të dhe ajo po lexonte një gazetë”.

Në fund zbulon diçka edhe për Lionel Messin, të cilin Maradona e ka pikë të dobët: “Unë jam shok i Messit. E pashë atë të qante në dushe kur u mundëm nga Gjermania me rezultatin 4-0, ndërkohë që shumë lojtarë të tjerë po kërkonin për biletat avioni për t’u larguar në shtëpi”. /abcnews.al