Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hedhja e shortit të Botërorit, Donald Trump vlerësohet me “Çmimin e Paqes” nga kreu i FIFA

schedule18:39 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 18:39 - 5 Dhjetor, 2025

WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i shoqëruar ngas bashkëshortja e tij Melania Trump morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit të Botërorit 2026.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u nderua me “Çmimin e Paqes 2025” nga kreu i FIFA, Gianni Infantino.

Pos një trofeu, Trump i është ndarë edhe një medalje, të cilën presidenti i SHBA e vendosi menjëherë.

Ai e pranoi çmimin nga vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me të cilin ndau skenën.

“Ky është vërtet një nga nderet më të mëdha të jetës sime”, tha Trump.

“Kjo është medalja jote. Ju padyshim e meritoni çmimin e parë të paqes nga FIFA. Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne për ta bërë botën të lulëzojë”, u shpreh presidenti i FIFA.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!