WASHINGTON- Ka përfunduar hedhja e shortit të Botërorit 2026, turneu i madh i futbollit, që këtë herë do të zhvillohet me 48 ekipe, më shumë se çdo botëror tjetër në histori.
Kombëtaret mësuan grupet dhe kundërshtarët që do të përballojnë në fazën e parë të turneut.
Nga 48 skuadrat, 42 janë tashmë të konfirmuara, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen në mars të vitit të ardhshëm, pas ndeshjeve të “Play-Off”-it.
Ceremonia u zhvillua në Washington dhe tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave nga e gjithë bota.
Në këtë event ishin të pranishëm edhe delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova, të kryesuar nga presidentët e federatave, Armand Duka dhe Agim Ademi. Të dyja Kombëtaret synojnë kualifikimin, pas ndeshjeve të “Play Off”, që luhen në mars.
Në rast suksesi, kuqezinjtë në Botëror do përballen me Holandën, Tunizinë dhe Japoninë, kurse “Dardanët” do luajnë kundër SHBA, Australisë dhe Paraguait.
Ky Botëror shënon një etapë historike, me më shumë ekipe, më shumë ndeshje dhe rivalitete të reja, duke e bërë garën më të madhe dhe më konkurruese ndonjëherë në historinë e futbollit.
Ndeshja hapëse e Botërorit 2026 do të jetë përballja mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila luhet më 11 qershor në Mexico City. Finalja e madhe e Botërorit kurorëzohet më 19 korrik 2026 (Stadiumi MetLife, New Jersey)/
Grupet e kompeticionit:
Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti
Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao
Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re
Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër
Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani
Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)
Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana/abcnews.al

