Administrata e Donald Trump planifkon të zgjerojë numrin e vendeve që u ndalohet udhëtimi në Shtetet e Bashkuara.
Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se në këtë listë do të përfshihen më shumë se 30 vende.
Noem nuk e specifikoi se cilat vende do të shtohen në listë, por tha se nëse ato nuk kanë një qeveri të qëndrueshme që nuk janë të afta të idenfitikojnë individë të rrezikshëm, atëherë qytetarët e tyre nuk do të lejohen në Shtetet e Bashkuara.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se kjo listë mund të përditësohet në 36 shtete, teksa disa që përballen aktualisht me kufizime janë Afganistani, Somalia, Mianmari, Irani, Haiti, Kuba, Sudani dhe Jemeni.
Një zgjerim i listës do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të masave të emigracionit që administrata ka ndërmarrë pas sulmit ndaj anëtareve të Gardës Kombëtare në Uashington nga një shtetas afgan, që la një viktimë dhe një të plagosur.
Pas kësaj ngjarjeje, Trump u zotua të ndalojë përgjithmonë emigracionin nga të gjitha “Vendet e Botës së Tretë”, megjithëse nuk e përcaktoi për cilat bëhej fjalë.
Trump ka urdhëruar gjithashtu një shqyrtim të rasteve të azilit të miratuara gjatë administratës së paraardhësit të tij Joe Biden.
Noem dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare kanë se po rishikojnë tashmë procesin e verifikimit për emigrantët e pranuar sipas politikave të mëparshme, veçanërisht ata nga vendet që janë tashmë në listën e ndaluar. Administrata amerikane argumenton se këto masa merren për arsye sigurie./abcnews.al

