Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

I vodhi varësen e floririt  një gruaje në rrugë/ Kamëz, arrestohet 36-vjeçari

schedule12:19 - 5 Dhjetor, 2025

schedule 12:19 - 5 Dhjetor, 2025

I mori me dhunë varësen e floririt, një shtetaseje, në rrugë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, dje, pas marrjes së njoftimit se një shtetaseje i kishin vjedhur me dhunë varësen, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bulevardi”, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:



-K. R., 36 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, dje, në bulevardin “Nënë Tereza”, i ka marrë me dhunë varësen nga qafa, varësen e floririt, një 26-vjeçareje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!