Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Askush s’ka kërkuar dorëheqjen e Berishës”, Hoxha: Në mbledhjet e kryesisë, Salianji ka kërkuar të mbahen protesta

schedule20:27 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 20:27 - 4 Dhjetor, 2025

Anëtari i Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, ka komentuar në emisionin “Real Story” foltoret e organizuara nga Partia Demokratike, si dhe lëvizjen e re brenda saj nën udhëheqjen e Salianjit.

Hoxha tha se në mbledhjet me dyer të mbyllura në kryesinë e PD, Salianji ka kërkuar të bëhen protesta, ndërkohë që asnjëri nuk ka kërkuar dorëheqjen e Berishës. Më tej, Hoxha shtoi se tensionet në mbledhje kanë qenë të larta të pasura me debate të forta.

“Në 2017, kur kërkuam dorëheqjen e Bashës na vendosën shumë epitete. Katër vite më vonë doli Luli i shitur. Demokratët nuk u ndanë për ideologji por me gaz lotsjellës dhe shkopinj, një akt që nuk kishte ndodhur në një parti perëndimore. Mbas 8 janarit, PD një pjesë ka ardhur si bashki me diveroitet, një pjesë ka krijuar forca të reja por prapë kemi lënë copëza të pambledhura.

Kjo kulmon me humbjen e zgjedhjeve para ca muajsh. PD duhet të dëgjojë demokratët e saj e më pas të reflektojë. Një forcë politike ka forumet, rregullat dhe organizmat e saj. Në tre mbledhjet e fundit të kryesisë askush nuk ka kërkuar as dorëheqjen e Berishës, është kërkuar midis protestave dhe analizës dhe daljes në bazë të PD. Salianji ka kërkuar të bëhen protesta siç kanë kërkuar dhe disa anëtarë.

Ka pasur dhe diskutim për të shkuar në bazë e për të dëgjuar demokratët. Debatet në kryesi për shkak të situatës në PD kanë qenë shumë më të forta, kritikat kanë qenë shumë më të forta. Prandaj partia është me dyer të mbyllura që ato debate të mbeten aty.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!