Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal afrohet me titullin/ “Topçinjtë” nuk ndalen në Premier League, mundin 2-0 Brentford

schedule13:19 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 13:19 - 4 Dhjetor, 2025

Arsenal nuk ndalet dhe hedh një tjetër hapë të sigurt drejt titullit kampion në Premier League. “Topçinjtë” e Londrës fituan 2-0 sfidën e radhës kundër Brentford, duke afruar tifozët me trofeun që e presin prej më shumë se dy dekadash.

Edhe një herë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dominoi ashtu siç ka bërë deri deri tani në këtë sezon, megjithëse golat e fitores u shënuan në dy skajet e sfidës.

Migel Merino kaloi në epërsi të zotët e shtëpisë në minutën e 11-të, ndërsa paravërisht rasteve të shumta, realizimi I spanjollit qëndroi në fuqi deri në fundin e kohës së rregullt.

Vetëm në nisje të shtesës, Bukajo Saka shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Arsenal që kthen sërish diferencën e sigurisë prej pesë pikësh me djekësit më të afërt të Manchester City.

Nuk ka festë në pjesën tjetër të Londrës, pasi Chelsea u dorëzua pa kushte 3-1 në transfertën kundër Leeds United. Vendasit e vranë garën me dy gola që në pjesën e parë.

Bizhol zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të, ndërsa Tanaka dyfishoi rezultatin përpara pushimit. Në pjesën e dytë, Pedro Neto ngushtoi diferencëm, por shpresat e bluve për një rezultat pozitiv u shuan në minutën e 72-të, pas golit të tretë të Leeds me Calvert-Leëin. Në dy ndeshjet e fundit, Chelsea ka marrë vetëm një pikë, duke zbritur në vendin e katërt të Premier League.

Nuk ka vazhdimësi as për Liverpool, me kampionët në fuqi që vazhdojnë sezonin me ulje ngritje të mëdha. Skuadra e Arne Slot u ndal 1-1 nga Sunderland në “Anfield Road”. Miqtë me kapiten Granit Xhakën surprizuan me golin e epërsisë të shënuar nga Talbi në minutën e 67-të.

Nëntë minuta nga fundit, autogoli i Mukiele shpëtoi Liverpool nga humbja. “The Reds” duhet të jenë të kënaqur me barazimin, pasi mund të shkonte më keq se kaq, por vendi i tetë në klasifikimin konfirmon sezonin zhgënjyes të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!