Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bolonja vishet kuqezi”, emisioni ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, sjell atmosferën e festave Kombëtare

schedule22:10 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 22:10 - 3 Dhjetor, 2025

Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, këtë herë u zhvendos në Bolonja të Italisë, për të sjellë në vëmendje komuniteti shqiptar atje në kuadër të festave kombëtare.

Një prej tyre është Krenar Gjonzeneli, anëtar themelues i Shoqatës Korabi.

“Banoj në Bolonja prej 33 vitesh kam ardhur si të gjithë shqiptarët e tjerë në fillim, për të kërkuar më të mirën për jetën. Falenderojmë Italinë, që na mirëpriti dhe na dha mundësinë të rregullonim jetën tonë. Jam marr me pikat e karburantin ndërkohë merrem me lulishtet, mirëmbajtjen dhe projektimin e tyre këtu në Bolonja. Jam një nga themeluesit e Shoqatës Korabi ku në këto vite jemi munduar të bëjmë më të mirën për njerëzit në nevojë.

Kam tre vjet që jam anëtar i Këshillit Bashkiak i komunës së Budrës, fraksion i Bolonjës, thotë ai ndërsa thekson se bën pjesë në partinë  “Fratelli d’Italia’ të Giorgia Melonit.

Shoqata Korabi ka hapur shkollën në komunën e Bolonjas me nxënësit dhe fëmijët për ti kthyer më shumë nacionalistë, ndërsa kanë organizuar edhe atmosferën festive për festat e 28-29 Nëntorit në komunën e Castenasos” thotë ai.

Drejtuesi i shoqatës “Korabi” Astrit Poti thotë se shqiptarët janë bërë bashkë për të festuar festat e nëntorit.

“Ideja është e përbashkët, në Bolonja janë rreth 57 mijë shqiptarë, është kuqezi. Do kërkojmë që në festat e nëntor cdo shqiptar të vendosë nga një flamur kuqezi. Është kënaqësi kur shqiptarët bëhen bashkë, kemi këtu nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Shkolla Korabi, është gjëja më fantastike, po bëjmë maksimumin të jetë me sa më shumë nxënës.” – u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!