Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtyhet padia e kryeministrit/ Kushtetuesja shqyrton në 12 dhjetor kërkesën kundër pezullimit të zv/kryeministres

schedule16:17 - 3 Dhjetor, 2025

schedule 16:17 - 3 Dhjetor, 2025

TIRANË- Pasi tre gjyqtarët nuk arritën unanimitet të martën për të vendosur kalimin apo rrëzimin e padisë së kryeministrit për cështjen Balluku, Gjykata Kushtetuese shtynë me mbi një javë Mbledhjen e Gjyqtarëve.

Kjo mbledhje qe pritej te  mbahej të enjten e kësaj jave, është shtyrë për të premten e javës së ardhshme, datë 12 dhjetor.

Arsyet e shtyrjes janë disa, siç ka njoftuar zyrtarisht Gjykata Kushtetuese.

 “Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj”

Kreu i qeverisë e ka cuar padinë më 21 nëntor dhe Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e datës 12 do të duhet të vendos për fazën e parë të saj; nëse do e pranojë për ta shqyrtuar në themel në vijim apo do të rrëzojë atë.

Gjyqtarët kushtetues kanë kërkuar kohë, duke e argumentuar këtë me kompeksitetin e çështjes dhe volumit të materialeve të dosjes.

Po në mbledhjen e së premtes, nëse gjyqtarët vendosin se cështja është objekt me natyrë kushtetuese, do të duhet të marrin vendim dhe për kërkesën tjetër; atë të heqjes së pezullimit për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Vetë Rama e ka përsëritur se pezullimi i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë ka penguar veprimtarinë e institucioneve, ndërsa ai në padinë e tij ka kerkuar shfuqëzimin e pezullimit të vendosur nga Gjykata e Posacme, duke thënë se cënon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave dhe parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve.

 /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!