Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim presidentin serb Aleksandër Vuçic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Në profilin e tij në facebok, Rama ka publikuar momentin e pritjes së tyre në ambientet e hotel “Rogner”.
Në qendër të bisedës besohet se është situata në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit, situata në rajon, projekti i Minishengenit Ballkanik si dhe çështje të tjera.
Në orën 19.00 pritet që tre liderët të marrin pjesë në një aktivitet për personat e prekur nga tërmeti. Aktivitetet do të rifillojnë mëngjesin e nesërm, për të kulmuar me konferencën për shtyp që do të mbahet në orën 13.30 në “Hotel Rogner”.
Kujtojmë që Kosova refuzoi të marrë pjesë sërish. Ramush Haradinajt nuk i shkoi asnjë ftesë ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi e refuzoi atë.