Zëri i Shqiptarëve ka publikuar këtë të hënë rezultatet e sondazhit të radhës në ABC Neës. 1252 banorë të rritur të vendit, është kampioni i kësaj të hënë, ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.7%. pyetja e parë e sondazhit ishte “A jeni aktualisht i/e zhgënjyer nga dy partitë kryesore, PS dhe PD?”, ku 53.9 % e të anketuarve janë përgjigjur me JO, ndërsa 46.1 % të tjerët shprehen se PO, janë të zhgënjyer nga dy partitë kryesore.
Pyetjes se për kë mund të votoni nëse zhvillohen zgjedhjet së afërmi, të zhgënjyerit nga dy partitë kryesore votuan me 46.3 për qind për partitë e reja. ‘Të zhgënjyerit’ votuan në masën 8.6 për qind për partitë e vogla ekzistuese, ndërsa 45.1 për qind e tyre nuk kanë shpresë fare.
Sipas një ekstrapolimi të i përafërt i banorëve të rritur sondazhisti Eduard Zaloshnja the se referuar përpunimit të të dhënave rezulton se 406 mijë shqiptarë do të votonin për partitë e reja nëse do krijoheshin. Rreth 75 mijë prej tyre do votonin për partitë ekzistuese te cilat moren rreth 200 mije vota ne 11 maj, ndërsa 395 mijë e shqiptarëve nuk kanë shpresë fare. / abcnews.al /

