Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real dorëzon kreun/ Madrilenët ndalen nga Girona, në barazim 1-1 në La Liga

schedule12:39 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 12:39 - 1 Dhjetor, 2025

Diçka vërtet nuk shkon. Ja ku erdhi edhe barazimi i tretë radhazi i Realit këtë sezon të kampionatit spanjoll, dhe pavarësisht pozicionit komnod në Champions dhe serisë së golave të Kilian Mbapesë, tifozët dhe gazetarët në Madrid janë të shqetësuar.

Përfundoi 1-1 sfida e La Ligës në stadiumin e Zhironës, një duel i cili duhej fituar për t’iu përgjigjur suksesit të Barcelonës këtë fundjavë, por as nuk qe e thënë dhe u duk se as nuk do të ishte e merituar.

Edhe pse shënoi fillimisht me Mbapenë, gol i anuluar për prekje me dorë, Reali ishte tepër keq në 45 minutat e para. Vendasit, që dy vjet më parë ishin zbulimi i La Ligës, ishin aty dhe kaluan në epërsi mjaft bukur.

Autor goli Unahi. Pas pushimit pati shumë përpjekje, por vetëm një gol, edhe ai nga 11 metra larg me shënues kë tjetër përveçse “bombarduesin” Mbape.

Më pas, pati rrethim në portën e Zhironës, por pa rezultat. E përditshmja “Marka” I bie drejt: Diçka nuk funksionon! Barazimi i tretë radhazi dhe mirupafshim kryesimit! Madridi kërkoi penallti!

“Pa udhëheqje dhe në kaos”, – titullon gazeta tjetër madrilene “AS”, – e pamundur të ndreqeshin në pjesën e dytë gabimet e së parës!”

Gjithsesi, nuk mund të përfundonte pa polemika. Televizioni i Realit akuzoi arbitrat se i kanë hequr 4 pikë këtë sezon ekipit “merenges”: De Burgos, njeriu që na ka rënë më shumë në qafë.

Gjithsesi, kritikat janë edhe për trajnerin madrilen, Shabi Alonso, dhe analiza në televizionin “AS” ishin se ky Real nuk ka një identitet të vetin. Vetë tekniku bask pranoi se pjesa e parë ishte e dobët, por shtoi se pati reagim dhe se sezoni është I gjatë dhe se ka kohë për të reaguar.

Barcelona kryeson tani ligën spanjolle me 34 pikë ndaj 33 të Realit, dhe duket më bindëse se madrilenët, me golaverazh ndjeshëm më lart, pavarësisht humbjes së El Klasikos disa javë më parë, dhe turpërimit në Champions./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!