Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër aksident nga autobusët/ Tiranë, lëvizte me shpejtësi, shoferi goditi 18 vjeçaren

schedule19:32 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 19:32 - 1 Dhjetor, 2025

Një autobus urban  në  Tiranë  aksidentoi një  18 vjeçare e cila po udhëtonte me biçikletë dhe më pas u përplas me  dy automjete të parkuara pak metra më larg.

Perveç  18 vjeçarjes  si pasojë e përplasjes u dëmtuan dhe  tre persona që ndodheshin në  autobus.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të dielës në rrugën e Kavajës.

Në momentin e aksidentit autobuzi  po ecte me shpejtësi ndërkohë që  18 vjeçarja me biciklete dyshohet se ka kaluar rrugën  kur semafori ishte ende I kuq.

Pasi ka përplasur  biçikletën  autobuzi  siç duket në  pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë në zonë   ka  devijuar pranë trotuarit  ku është përplasur dhe me mjetet e parkuara.

Policia  dyshon se  drejtuesi I autobusit  56 vjeçari Çlirim Shala ka humbur kontrollin e mjetit.

Të dëmtuarit  morën ndihmë mjekësore në spital ndërkohë  policia ka arrestuar  drejtuesin e autobuzit.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!