Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Atentati në Elbasan/ Plumba ndaj ‘Range Roverit’, biznesmeni i vrarë me precedentë penalë

schedule22:09 - 30 Nëntor, 2025

schedule 22:09 - 30 Nëntor, 2025

Rreth orës 20:35 në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi Edmond Hyka alias  Mondi Mëhalla 43 vjec.

Ngjarja ka ndodhur teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover. Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.

Sakaq, viktima dyshohet se ka në pronësi një pikë karburanti në dalje të qytetit dhe rezulton me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Policia ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar ku thuhet se janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, ndërkohë që një grup i posaccëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!