Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vlora, festime për flamurin/ 113-vjetori i pavarësisë kremtohet deri në orët e mbrëmjes

schedule22:55 - 28 Nëntor, 2025

schedule 22:55 - 28 Nëntor, 2025

Festimet e 113-vjetorit të Pavarësisë u mbyllën në mbrëmje me një koncert madhështor në bulevardin kryesor të qytetit. Spektakli i dronëve, fishekzjarrëve dhe atmosfera festive në rrugët e Vlorës krijuan një mjedis të jashtëzakonshëm, ku qytetarë të shumtë u përfshinë nën ritmet e muzikës dhe ngjyrat e simboleve kombëtare.

Në skenën qendrore performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët sollën një koncert të paharrueshëm për publikun. Sheshi ishte i tejmbushur me qytetarë nga Vlora dhe shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat për të ndjekur festimet.

Pjesë e atmosferës festive ishin edhe automjetet e zbukuruara me flamuj kuqezi, ndërsa të rinj e të moshuar u bashkuan në një festë të madhe kombëtare, që kulmoi në qytetin simbol të Pavarësisë.

Vetë qytetarët përcollën emocionet e tyre për këtë ditë të të gjithë shqiptarëve.

Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e cilësoi 28 Nëntorin si një ditë të jashtëzakonshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!