Vlora ka qenë epiqendra e festimeve në këtë ditë të shënuar për historinë e popullit shqiptar. 113 vite pas ngritjes së flamurit, shqiptarë nga i gjithë vendi zgjodhën Vlorën për të kremtuar këtë ditë të rëndësishme patriotike dhe atdhedashurie.
Me simbolet dhe nën tingujt e këngëve simbol të ngjyrave kuqezi, Vlora ‘u pushtuan’ nga qindra persona duke dhuruar një atmosferë unike.
Festimet kulmuan me spektalin e dronëve në qiellin vlonjat, të cilat ndriçuan qiellin me simbolet tona kombëtare. / abcnews.al /

