TIRANË– Flamuri bëri bashkë shqiptarë nga qytete të ndryshme në Tiranë.
Me tingujt e himnit kombëtar këtë 28 nëntor flamuri kuqezi u ngrit simoblikisht në sheshin “Skëndërbej”.
Ndërsa nxënës të shkollave të mesme me veshje popullore e simbole kombëtare kishin dalë për të festuar.
Ky 113 vjetor i Pavarësisë vjen si një ditë krenarie kombëtare e reflektimi.
Festimet në Tiranë do të vijojnë me natën e bardhë më 29 nëntor, traditë prej 20 vitesh në kryeqytet. Skena ku do të këndojnë këngëtar nga Shqipëria e trevat shqipfolëse në sheshin “Skëndërbej” po bëhet gati.
Ndërkohë për ata që dëshirojnë të vizitojnë institucionet kulturore në kryeqytet hyrja do të jetë falas.


