Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

113 vite nga ngritja e flamurit në Vlorë, Rama uron shqiptarët: Gëzuar Ditën e Pavarësisë

schedule08:07 - 28 Nëntor, 2025

schedule 08:07 - 28 Nëntor, 2025

Shqiptarët, kudo ku ndodhen, festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët “Gëzuar ditën e pavarësisë”, nëpërmjet një fotoje të publikuar në Facebook.

Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Ky akt ishte kurorëzimi i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore dhe ngritjen e një shteti të pavarur shqiptar.

Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare, por 40 ishin firmëtarët që nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

28 nëntori i vitit 1912 u quajt si “Nëntori i dytë” pasi më 28 Nëntor 1443, Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin mbi kalanë e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!