ITALI– Publikohen pamjet e aksionit të Guardia di Finanza, që çoi në goditjen e grupit italo-shqiptar, i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kokainë.
Me vendim të Gjykatës së Breshias janë lëshuar në total 24 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar në Breshia më herët.
Bazat e grupit të trafikut të drogës ishin në Rovato dhe Palazzolo, në zonën e Breshias.
Në Shqipëri, baza e grupit ishte në Durrës dhe në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake janë 49 persona që po hetohen, 46 prej të cilëve janë shqiptarë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar afro 3 milionë euro/abcnews.al

