TIRANË- Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Parku”. Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në sasi të vogla/doza, gati për shitje.
Në pranga ka rënë 23-vjeçari që i posedonte.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

