Një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok është dëmtuar “me mjete të forta” nga persona të panjohur. Njoftimi është dhënë nga Policia e Kosoves.
Dëmtimi në infrastrukturë është konstatuar nga punonjësit e mirëmbajtjes, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur rastin. Dëmi vlerësohet nga 3 mijë deri në 4 mijë euro.
Raportimet për dëme në këtë kanal vijnë pothuajse një vit pasi në Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë, ndodhi një shpërthim. Për shpërthimin e 29 nëntorit të vitit 2024, Kosova fajësoi Serbinë, por Beogradi i mohoi akuzat. Kosova e konsideroj shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit si akt terrorist.
Shtetet e Bashkuara deklaruan pas shpërthimit se nuk kishte prova që e lidhnin drejtpërdrejt Beogradin me shpërthimin, ndërsa në hetimet për shpërthimin, ende të papërfunduar janë përfshirë edhe agjentët e Byrosë Federale të Hetimit (FBI).
Prokuroria Speciale është duke hetuar shpërthimin e 29 nëntorit, por deri më tani nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur. Për rastin janë arrestuar dhjetëra të dyshuar dhe janë sekuestruar armë dhe eksplozivë.
Autoritetet dhe Policia e Kosovës kanë dekaruar më herët se janë përdorur rreth 20 kilogramë eksplozivë për të hedhur në erë kanalin dhe se ky ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike të vendit në periudhën pas luftës me një dëmë rreth 400 mijë euro.
Gati një vit pas ngjarjes, iber lepenci kthehet ne vëmendje, pa ditur ende nëse kjo është rastësi apo jo? / abcnews.al /

