Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Del fotoja e autorëve në Lushnjë/ Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës së Julian Sulos

schedule11:45 - 26 Nëntor, 2025

schedule 11:45 - 26 Nëntor, 2025

TIRANË– Publikohen pamjet e autorëve, që i bënë atentat të martën rivalit të Aldo Bares në qytetin e Lushnjës. Në fotot e siguruara nga ABC News, shihen dy autorë teksa qëllojnë me armë zjarri mbi makinën e Julian Sulos, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos”.

Dy persona të maskuar kanë zbritur nga një automjet që e kanë parkuar në rrugën “Misto Mame” dhe kanë qëlluar njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë ndaj makinës “BMW” te zezë të Julian Sulos.

Ky i fundit duket se i ka parë atentatorët dhe i ka dhënë shpejtësi makinës duke shpëtuar vetëm me një plumb në këmbë.

Policia e Lushnjes ka shoqëruar deri tani 25 shtetas për të dhënë dëshminë në lidhje me atentatin ndaj Julian Sulos.

Mes të shoqëruarve pjesa më e madhe janë dëshmitarë, që kanë qenë pranë vendit te ngjarjes, por shoqërime janë bërë edhe për ata që njihen si persona që kanë armiqësi me 45-vjeçarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!