Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“PD kundër SPAK… prej Berishës”/ Kadilli: Partia Demoratike e quan organizatë kriminale, propagandë!

schedule18:29 - 25 Nëntor, 2025

schedule 18:29 - 25 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka lëshuar kritika të forta ndaj Sali Berishës gjatë një interviste në emisionin “Tirana Live” në ABC News. Kadilli deklaroi se shpallja non grata e Berishës nuk është çështje e shqiptarëve, ndërsa dekoratat që ish-kryeministri ka marrë i quajti “qesharake”.

Sipas tij, Berisha ka marrë ndëshkimin më të madh politik dhe sot po dëmton opozitën më shumë se çdo kundërshtar tjetër, duke uzurpuar protestat dhe hapësirën politike me mbështetje minimale.

Ai akuzoi gjithashtu se PD nën drejtimin e Berishës është vënë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, duke sulmuar SPAK-un dhe procesin e integrimit europian, ndërsa opozitarizmi, sipas Kadillit, mbahet peng nga beteja personale e Berishës ndaj kryeministrit Rama.

“Sali Berisha, ‘non grata’ nuk është çështje e shqiptarëve. Dekoratat e Berishës janë qesharake. Saliu mori ndëshkimin më të madh që u shpall nga ‘non grata’. Këto janë probleme të thela të Sali Berisha dhe ata që e ndjekin që për mua janë më të dëmshëm se sa vetë Berisha. Këta pengojnë, uzurpojnë protestën politike. Protesta me 300 veta, Berisha e di shumë mirë që nuk ka asnjë vlerë, vetëm se uzurpon hapësirën politike. Berisha e ka kthyer PD në kundërshtim të interesave të shqiptarëve në shumë raste.

PD është ajo që quan SPAK organizatë kriminale, ndërkohë që ka çuar në burg disa ministra, e zyrtarë të tjerë. PD nuk e konsideron dot SPAK aleatin e saj sepse ka në ndjekje Berishën. PD bën që të jetë në kundërshtim të interesave të shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë që të hyjmë në BE, kurse Berisha sulmon negociatat. Shqiptarët kanë nevojë për integrimin në BE, si garanci për një shtet të drejtë me më shumë mundësi. E kemi dashur që ditën e parë, sepse Shqipëria nuk ka prodhuar një qeveri që ta pranojnë shqiptarët.  

Sali Berisha nuk e duron dot Edi Ramën, kërkon që ta rrëzojë, por nuk mundet kurrsesi. Nuk kërkon që të bërtasësh dhe ulërish. Kjo është të mbash peng opozitarizmin, të mbash peng median dhe mjetet që ke siguruar kur ke pasur pushtet”, tha Fatbardh Kadilli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!