Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sarajevo Safari”, dëshmitë e gazetarit/ Gavazzeni në “War Report”: Italianë e amerikanë vrisnin boshnjakë

schedule17:36 - 25 Nëntor, 2025

schedule 17:36 - 25 Nëntor, 2025

Sarajevo Safari ka qenë kryefjala e mediave botërore në javët te fundit. Turistë të pasur nga vendet perëndimore dhe jo vetëm, që vrisnin njerëz për sport nga kodrat e Sarajevës gjatë viteve 1992-96, gjatë luftës së Bosnjës.

Gazetari italian Ezio Gavazzeni, i cili bëri të mundur që prokuroria e Milanos të hapte rastin ndaj italianëve që morën pjesë në këto makabritete, tregoi për War Report në Abc News detaje tronditëse.

Ai tha se shtetas italianë apo amerikanë, kryesisht sipërmarrës, paguanin shuma të majme, për të marrë armët nga pozicionet serbe dhe për të qëlluar mbi civilët.

I pyetur nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ishte pjesë e atyre që kanë qëlluar ndaj civilëve, Gavazzeni tha se nuk kishte informacion për politikanët nga Ballkani, por tregoi se në Sarajevo Safari ishin të përfshirë edhe shtetas rusë.

Rasti i krimeve mbi civilët në Bosnjën mes luftës të viteve 1994-1996 ka tronditur opinionin publik, teksa dëshmi të reja për figura që sot drejtojnë vendin, apo njerëz me pushtet që qëllonin me snajper mbi trupa njerzish për sport, po behen gjithnjë e me mediatike.

Mediat Boshnjake kanë publikuar pamje të Aleksander Vuçiç, ku shihet me kallashnikov në dorë i shoqëruar nga Vojislav Shesheli, politikan nacionalist serb dhe themelues i Partise Radikale Serbe te ekstremit të djathtë së bashku me ushtarë serb në kodrat e Sarajevës.

Më shumë se 10 mijë njerëz u vranë në Sarajevë nga snajperët dhe bombardimet gjatë viteve 1992–1996, në luftimet më të gjata të historisë moderne pas shpalljes së pavarësisë së Bosnje e Hercegovinës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!