Për një mbrëmje, “Pallati i Endrrave” është kthyer në skenën e një prej ndeshjeve më të çmendura të Premier League.
Jo vetëm për humbjen e Manchester United që u dorëzua 1-0 përball Everton në tempullin e tij “Old Trafford”, por edhe për ngjarjet që u shënuan në fushën e lojës.
Një prej tyre ishte përplasja mes shokësh te skuadra e Everton.
Që në minutën e 13-të, Idrissa Gueye goditi me shuplakë shokun e ekipit Keane, ndërsa ky gjest u cilësua si anti sportiv nga arbitri që ndësshkoi mesfushorin ganez me karton të kuq.
Një goditje për formacionin mik. Por parashikimet se me forca më të shumta, Manchester United do ta kishte të lehtë fitoren u rrëzuan shpejt.
Kundër pritshmërive, Everton kaloi në epërsi në minutën e 29-të me Desësbury-Hall.
Ky gol do të vendoste pjesën e parë dhe për fatin e keq të Manchester United dhe tifozëve të tij edhe fatin e gjithë ndeshjes.
Të zotët e shtëpisë nuk shfrytëzuan rastet e tyre, ndërsa në fund I gjithë triumfi ishte për skuadrën nga Liverpool.
Suksesi duhet të ketë qetësuar gjakrat në radhët e Everton, ndërsa ka kthyer edhe një herë lumin e kritikave nga Manchester United, që nuk fiton prej tre ndeshjeve.
Po ashtu, me këtë humbje “Djajtë e Kuq” të drejtuar nga Ruben Amorim zbresin në vendin e 10 të renditjes në Premier League, me 18 pikë në 12 ndeshje të luajtura në këtë sezon./abcnews.al

