Demokratët paralajmëruan me statuse madhështore në rrjetet sociale, një protestë modeste në realitet. Nga protestë në foltore, PD dështoi për të tretën herë përpara kryeministrisë.
Analisti politik Martin Leka tha për ‘Real Story’ se motivimi më i keq për PD është një protestë që nuk mbledh as 100 veta.
“Berisha duhet të heqi këtë karnavale të partisë, po tregon që partia e tij është në gjumë. Partia është përpara një dimri politik, me konsumimin që merr një parti. PD shkon në këtë derexhe ku nuk mbledh as 100 veta është motivimi më i keq.”
Më tej, analisti Roland Bejko tha për ‘Real Story’ se opozita e vërtetë është SPAK dhe se e djathta shqiptare është më e madhe se PD e Berishës. Bejko në analizën e tij, theksoi se PD është shpërbërë dhe se tashmë është fundi i ciklit të tij.
“SPAKU është opozita e vërtetë. E sulmon SPAKUN se ka hallin e vetë, sepse janë të korruptuar. PD është në gjumë, nuk është më trup politik është shpërbërë. Kemi një parti demokratike e Berishës dhe e djathta shqiptare që është më e madhe se e Berishës. Nuk mund të them,i që po fle gjumë, mund të themi që është fundi i ciklit.
Kupola politike që dominojnë politikën më ngjajnë me Ramiz Alinë më duket sikur kanë të njëjtin hall ku mblidhnin komitetin që të bindin rininë që partia e punës do ndryshonte.”

