Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Euro prek nivelin më të ulët / Sipas kursit të BSH, një euro është këmbyer me 96 lekë

schedule14:30 - 24 Nëntor, 2025

schedule 14:30 - 24 Nëntor, 2025

Monedha europiane  ka prekur një ndër nivelet më të ulëta përgjatë vitit duke u këmbyer me rreth 96 lekë me disa luhatje minimale. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë rezulton se nivelin më të lartë kundrejt monedhës kombëtare euro e ka regjistruar në fillim të vitit kur shkëmbehej me rreth 100 lekë.

Sipas agjentëve të kursit të këmbimit janë faktorë kryesisht të brendshëm që po ushtrojnë presion mbi euron, mes tyre fluksi i lartë i turistëve të huaj, remitancat në rritje dhe përdorimi masiv i valutës në transaksione.

Ndërkohë që pritshmëritë janë që ky vit do të mbyllet në pothuajse të njëjtat nivele të këmbimit euro lekë. Ekspertët parashikojnë që në prag të festave port ë ketë një tendencë  të dobësimit të mëtejshëm të monedhës europine por jo shumë e theksuar.

Banka e Shqipërisë parashikon që të rrisë blerjen e eurove në treg gjatë vitit 2025  në 350 milion euro nga 330 që ishte gjatë vitit të kaluar. Por për ekspertët  efektet e këtyre ndërhyrjeve mbeten minimale në kurs pasi sasia e eurove në qarkullim është shumë e madhe.

Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 dhe nëse e krahasojmë me vitin 2023 rezulton se kursi mesatar i këmbimit të euros me lekun ka rënë me 7.4% .

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!