Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kërkesat e Putin, të ekzagjeruara”/ Tafani: Rusia, jo e gatshme për të mbyllur luftën me Ukrainën

schedule13:39 - 24 Nëntor, 2025

schedule 13:39 - 24 Nëntor, 2025

TIRANË- Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Endri Tafani, në një intervistë në “News Line”, në ABC News analizoi zhvillimet e fundit të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë. Tafani komentoi planin e paqes për Ukrainën të propozuar në SHBA dhe takimin në Gjenevë.

Fillimisht, plani i propozuar i paqes shkaktoi shumë diskutime. Pas kësaj shefi i diplomacisë amerikane Marco Rubio konfirmoi se plani Trump do të pësojë ndryshime.

“Në fillim kemi pasur një draft të SHBA, me pas një kundërpropozim nga BE dhe Ukraina bashkë. Gjithë situata duket më kaotike se sa paraqitet. Dyshimet e para pë tekstin e paraqitur nga SHBA ka pasur problematike me anglishten bazike. Kjo hodhi dyshimet e para , dyshimet e tjera kishin të bënin me faktin se nuk kishte ndryshime, pasi dyshimet ishin se kishte të bënte me një kapitullim të Ukrainës. Pra një kapitullim aq i disfavorshëm për Ukrainën sa u krijuan pikëpyetje se kush ishte krijuesi i këtij teksti. Pra ishte një draft i hartuar nga përfaqësuesi rus në takime që bashkë me të dërguarin e presidentit amerikan kishin bërë këtë dokument. Kjo ishte një taktikë e rusise që të mësohesh dhe të krijohet ideja se ky është plani. Faktikisht kjo ishte kërkesa e ekzagjeruar e Rusisë”, tha ai.

Më tej nënvizoi se në takimin në Gjenevë, presidenti Zelensky u vendos përpara kushteve, ndërsa shtoi se Trump ka treguar se synimi i tij është që të ndalojë luftën.

“Ajo që ndodhi tregoi një situatë kaotike që erdhi nga ky veprim i atij që është i dërguari i Trump. Zelensky doli në deklaratë që nuk e pranonte këtë plan. Pra ishte totalisht e papranueshme për Ukrainën dhe pati një takim të liderëve të BE dhe kishte edhe kundërpropozim. Monedha që i ka ngelur Trump është ndërprerja totale e çfarëdo lloj shkëmbi informacioni që është diçka që nuk e zëvendësojnë këtë dhe mundohen ta mbajnë mirë me Trump sepse e dinë që nuk mund të zëvendësojnë rolin e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.

Sa për takimin e pritshëm që është paralajmëruar të mbahet mes Zelenskyt dhe Trump tha se do të ishte një gjë e mirë.

“Trump duket sikur po humbet kontrollin në politikën e jashtme. Duket sikur ka diçka që nuk funksionon në strukturat e asaj që është diplomaci e jashtme. Por Trump ka treguar se nuk pyet shumë se çfarë thonë të tjerët për të dhe kjo mund të sjellë edhe situata të padëshiruara. Në rastin e SHBA, ajo që është politikë e jashtme e Trump është e qartë nuk do ketë më ndihmë. Trump kërkon marrëveshje për të ndaluar luftëra, por duhet të mendohen edhe kostot. Për fat të keq, sa kohë në politikën e jashtme sillesh në këtë mënyrë bëhesh edhe i paparashikueshëm dhe i padëshirueshëm”, tha mes të tjerash eksperti Tafani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!