Pranga policit e doganierit për shpërdorim detyre e kontrabandë

schedule12:46 - 19 Janar, 2018

schedule 12:46 - 19 Janar, 2018

Një oficer policie dhe një doganier kanë rënë në prangat e policisë në doganën Qafë Prush, për shpërdorim detyre dhe kontrabandë.

Agim Malaj 47 vjeç me detyrë përgjegjës turni dhe doganieri Asim Çuni 48 vjeç nuk bënë kontrollin e kamionit me targa AA 820 DY, i cili futi në vend mallra kontrabandë.

Ata u arrestuan gjatë hetimit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Policia thotë se punonjësi i policisë është arrestuar për shpërdorim detyre, ndërsa doganieri për kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!