Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pa marrëveshje, nuk ka qeveri”/ Zemaj: LVV mashtroi duke thënë se i kemi numrat

schedule17:19 - 20 Nëntor, 2025

schedule 17:19 - 20 Nëntor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 28 dhjetor.

Deputeti i LDK, Armend Zemaj në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje mashtroi duke thënë se i ka numrat, ndërsa nënvizoi se pa marrëveshje, nuk ka qeveri.

Ai u shpreh se ndryshe nga VV, LDK është një alternativë serioze për qeverisje. Gjithashtu shtoi se qytetarët duhet të ndëshkojnë Kurtin për ngërçin që po i sjell vendit

Nuk është gjë e mirë shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, por ne kemi thënë që VV si parti e parë nuk i ka numrat dhe ata në vazhdimësi na kanë mashtruar edhe ne. Thirreshin në bllokimin e Kuvendit dhe pasi u krijua mundësia e zgjedhjes edhe ashtu një proces që rezultoi me një situata që VV nuk i ka numrat dhe asnjë subjekt nuk ka marrëveshje me të. Ne besojmë që kemi pasur një parit në pushtet që nuk ka ditur të menaxhojë paratë publike, Kosova ka humbur shumë kohë, është izoluar në aspektin ndërkombëtar, ka pasur korruptim dhe madh dhe vjedhje të fondit të rezervave shtetërore. Por edhe krimi i madh që ka ndodhur në sektorin e energjisë. Ka edhe hetime në sektorin e Shëndetësisë. Ne duhet të ndëshkojmë këtë keqqeverisje…Edhe në zgjedhjet e fundit kemi qenë i vetmi subjekt që kemi garuar me program, edhe me ato strategjike, por edhe të mirëqenies së zhvillimit në vend”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!