Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet e dendura në Fier/ Kryetari Subashi: Situata përgjatë Vjosës, problematike. Pritet të nisë evakuimi i banorëve

schedule11:37 - 19 Nëntor, 2025

schedule 11:37 - 19 Nëntor, 2025

Situata me reshjet në vendin tonë mbetet ende kritike me shumë zona të përmbytura, ndërkohë që strukturat vijojnë punën në terren  për të minimizuar dëmet dhe për të përmirësuar situatën.

Reshjet intensive në qarkun e Fierit kanë vështirësuar dukshëm qarkullimin, ndërkohë që Vjosa vijon të ketë prurje në rritje. Sipas kryetarit të bashkisë Fier Armando Subashi pritet që të bëhet evakuimi i gjësë së gjallë dhe më pas të banorëve në disa zona.

“Prurjet në Vjosë po rriten ndjeshëm. Është momenti që banorët përgjatë Vjosës në Levan, Ferras dhe pjesa bregdetare të nisë evakuimin e gjësë së gjallë fillimisht e më pas të largohen nga banesat. Kemi disa orë kohë për ta bërë evakuimin. Prurjet pritet të shtohen në Vjosë megjithatë nuk parashikojmë dot ende se cfarë përmasash do kenë.

Niveli i Vjosës në Memaliaj ka shkuar në 6.2 metra. Pika kritike që mund të cojë në dalje të shtratit është 7 metra.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!