Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish ministri rus i Mbrojtjes i shpëton atentatit në Moskë

schedule08:26 - 19 Nëntor, 2025

schedule 08:26 - 19 Nëntor, 2025

Mediat ruse kanë raportuar se ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu është tentuar t’i bëhet një atenat.

Agjencia ruse e inteligjencës FSB kishte njoftuar më parë se një zyrtar i lartë ishte shënjestruar ndërsa, vizitonte varrin e një anëtari të familjes në varrezat Troyekurovskoye në Moskë.

FSB pretendoi se agjentët e saj kishin zbuluar një pajisje shpërthyese me një kamera të fshehur në një vazo me lule pranë varrit, duke deklaruar se ajo ishte përdorur për të monitoruar lëvizjet e zyrtarit të lartë.

Deputeti i lartë i Dumës Shtetërore Andrei Kolesnik pretendoi se komploti i supozuar kundër shefit të Shoigut, ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të destabilizuar Rusinë.

Zyrtarët e FSB-së ende nuk kanë komentuar mbi raportin e saj.

Në deklaratën e saj, FSB-ja pretendoi se shërbimet e inteligjencës ukrainase rekrutuan një çift rus, një emigrant të paligjshëm nga Azia Qendrore dhe një banor të Kievit.

Çifti rus dhe banori i Azisë Qendrore u arrestuan, por nuk ishte e qartë se me çfarë akuzash përballeshin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!