Apeli i Juridiksionit të përgjithshëm ka hequr masën e sigurisë së arrestit me burg për dy prej të arrestuarëve për skemat e mashtrimit me platformën Xuexa.
Konkretisht masa e sigurisë eshtë ndryshuar për Brunilda Todin dhe Brunilda Ndinin, nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Apeli ka shuar masën e sigurisë së detyrimit te paraqitjes edhe për Emanuel Taullaun.
Ndërkohë vendimi u la i pa ndryshuar për Arbër Cela dhe Marius Kodrën.
Më 14 shtator të këtij viti në pranga e policisë ranë Arbër Çela, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi dhe Brunilda Ndini.

