“ABC News” publikoi këtë të hënë përgjigjet e sondazhit të radhës në “Zëri i Shqiptarëve”.
Sondazhit iu nënshtruan këtë herë 1273 banorë të rritur të vendit.
Ashtu si edhe më parë, linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.
Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit, ndërsa marxhi i gabimit shkon në +/- 2.7%.
Pyetjes nëse Berisha duhet të shoqërohet me forcë nga policia nëse refuzon të paraqitet në SPAK për tu pyetur për 21 janarin, shumica e tyre votojnë bindshëm po.
73.4 për qind e të anketuarve anojnë nga PO, të dyjëzuar janë 4.6 për qind, ndërsa 22 për qind e të anketuarve mendojnë se Berisha nuk duhet të shoqërohet me forcë nga policia nëse refuzon të paraqitet në SPAK. / abcnews.al /

