Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi thirrjen e Berishës nga SPAK për çështjen e 21 janarit. Avokati u shpreh se disa prokurorë kanë frikë nga Berisha. Me një qëndrim të ashpër, avokati më tej shtoi se krimet janë kryer në kuadër të një organizate kriminale.
“Edhe SPAK ka komplekset e veta ndaj Berishës, edhe një pjesë e tyre janë të tredhur nga Berisha…Vetëm ta dëgjoje prokurorin e çështjes njërin prej tyre dhe debatet që bënte relatori i çështjes me të, ishte sikur ishte Berisha, jo prokuror…Por ai është i detyruar t’i shkojë deri në fund. Por e them që ka flirte brenda SPAK, në aspektin që jemi të dy kësaj fushe… SPAK duhet të bëjë detyra që i la gjykata. Ne për gjëra më të thjeshta i kemi marrë për grup të strukturuar kriminal, ndërsa këtu ndodh e kundërta. Duhet thënë që është organizatë kriminale e mirëfilltë…Krimet janë kryer në kuadër të një organizate kriminale”, tha avokati.
/abcnews.al/

