Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Basha, bashkëpunëtor i Berishës për 21 janarin”, Beqiri: Elementët e bashkëpunimit të hapura, s’ka nevojë për prova !

schedule20:49 - 17 Nëntor, 2025

schedule 20:49 - 17 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë e 21 janarit është rikthyer sërish në lupën e drejtësisë së re, tashmë me një fletëthirrje për Berishën në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Avokati i familjes së viktimave Idajet Beqiri tha për ‘Real Story’ se po hetohet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. Më tej, Beqiri tha se prokurorja e përgjithshme duhet ta merrte të pandehur kryeministrin për një sërë veprash penale që cënonin të vërtetën.

Beqiri shtoi ndër të tjera, se Basha do të merret si bashkëpunëtor me Berishën në krimin e madh shtetëror të 21 janarit.

“Familjarët e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës kanë qenë konsekuent për të gjetur drejtësi. Organi i akuzës ra dhe e tregon fakti që nxjerr 6 urdhër arresti e miraton gjykata dhe nuk shkon ta ekzekutojë sepse e pengon kryeministri i vendit. Prokurori i përgjithshëm e ka në Kushtetutë, SPAK ishte prokurorja e përgjithshme.

Duhet ta merrte të pandehur për fshehte të gjurmëve etj. Çështja penale për një pjesë është e gjykuar. Nuk po hetojnë për Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn. Po hetojnë vetëm Aleks Nikën që nuk është zbuluar kush e vrau, dhe po hetojnë Hekuran Dedën. SPAK i ka bërë të gjitha llojet e hetimeve. Strasburgu dhe Kolegji penal i gjykatës së lartë i thonë SPAKut kush është zinxhiri bashkëpunues në këtë vrasje. Kush e bën vrasjen shtetërore? Berisha do merret i pandehur për vrasje të cilësuar, Basha do merret i pandehur.

Elementët e bashkëpunimit janë të hapura, nuk ka nevojë për prova. Në rast se nuk ke dorë të vrasësh nuk ke pse krijon alibi.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!