Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Broja, dëmtim dhe lot/ Sulmuesi, fatkeq ndaj Anglisë, del nga fusha me barrel

schedule09:42 - 17 Nëntor, 2025

schedule 09:42 - 17 Nëntor, 2025

Sa herë e kemi parë këtë skenë. Fatkeqësia në kombëtaren shqiptare vazhdon ta ketë emrin Armando Broja dhe sulmuesi kuqezi doli edhe një herë nga fusha I dëmtuar.

Jo vetëm kaq, por e larguan me barrelë.

U duk një lëndim që erdhi vetë, pa pasur faj rivalët anglezë, ndërsa për yllin 24-vjeçar mallkimi nuk ka të ndalur.

I aktivizuar nga Silvinjo në 75’ në ndeshjen ndaj Anglisë në “Arenë”, futbollisti I Bërnlit, huazuar nga Çelsi, ishte në fushë më pak se 15 minuta.

Duket si problem në kavilje, thuajse i njëjti që pati kur ishte tek Evertoni, ndërsa më herët pati një dëmtim të rëndë në gju tek Çelsi.

Probleme pa mbarim për sulmuesin, i cili ka në dyshim edhe vetë karrierën.

Shpresohet që shkalla e lëndimit të mos jetë tepër i rëndë dhe Broja të kthehet sa më shpejt në fushë.

Armando u duk I palumdur në ndeshjen e kaluar në Andorrë, pavarësisht fitores dhe kualifikimit për në plej of, ndërsa u ngushëllua nga kapiteni Hysaj, por tashmë situata është shumë më kritike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!