Në orën 18:00 në “Air Albania”, Shqipëria do të përbyllë kualifikueset e “Botërorit 2026”, të cilat që tani janë historike.
Shqipëria e ka siguruar vendin e dytë në grupin K dhe biletën e saj për në play off, ndërsa Anglia është kualifikuar direkt në fazën finale të Kupës së Botës.
Pak para fillimit të ndeshjes, është publikuar formacioni i kuqezinjve dhe “Tre Luanëve”.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji; Asllani, Ramadani, Laçi; Hoxha, Bajrami, Uzuni.
Anglia: Henderson, Kuansah, Bërn, Stouns, O’Rajlli, Uarton, Rajs, Bouen, Bellingam, Eze, Kejn.


