Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dyshohet se punësuan Muçi Shaljanin në AMP/ Gjykata e Tiranës: Masa e sigurimit ndaj dy efektivëve e paligjshme

schedule16:08 - 15 Nëntor, 2025

schedule 16:08 - 15 Nëntor, 2025

TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës vendosi që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Prokuroria kërkoi masë sigurimi “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve.

Dy policët u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) me dyshimin se kanë dhënë vërtetimin për të punësuar Muçi Shaljani, në kundërshtim me rregullat e shërbimit.



Dy efektivët u ndaluan pas atentatit mafioz në rrethrrotullimin e Rinasit.
Në këtë atentat mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri), por edhe ky i fundit humbi jetën  në Spitalin e Traumës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!