Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rama mori kritika për mbështetjen ndaj Veliajt”, Çupi: Vendimi i Kushtetueses, efekt zero. 21 janari, kapitull i dhunës shtetërore

schedule18:51 - 14 Nëntor, 2025

schedule 18:51 - 14 Nëntor, 2025

Pas mbledhje së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri i vendit Edi Rama ishte i ftuar në ‘Real Story’ përballë gazetarit Sokol Balla ku komentoi zhvillimet politike dhe të drejtësisë në vendin tonë.

Analisti politik Frrok Çupi tha se kryeministri Rama mori kritika për mbështetjen që i dha Veliajt, dhe se vendimi i Kushtetueses ishte me efekt zero, pasi kryebashkiaku nuk mund ta ushtrojë detyrën nga qelia.

Çupi e komentoi 21 janarin si një kapitull të dhunës shtetërore dhe se populli ynë është vrarë nga udhëheqja e Sali Berishës.

“Kryeministri ka të drejtë të padiskutueshme sepse krimi qe shumë i madh. Nuk ja doli as gjykata speciale, as ushtria, as populli shqiptar që të mposhtnin vrasësit e 21 janarit. Njerëzit kanë shpresë me ndëshkimin e tyre, jo vetëm familjarët e tyre.

Në Shqipëri është ngjarje kulmore, mos të harrojmë Gërdecin. Jemi një popull I vogël që na ka vrarë një qeveri e udhëhequr nga Sali Berisha.

Vetë Rama si kryeministër ka bërë maksimumin për ta mbështetur Veliajn sapo është arrestuar, ka bërë atë gjë që do bënte çdo kryeministër. Një kryeministër që e ka besuar funksionin kaq të lartë të kryetarit të bashkisë. sot e kësaj dite, Rama po I thotë drejtësisë zbatoni një prej kërkesave të drejtësisë që i pandehuri të ushtrojë detyrën në gjendje të lirë.

Manastirliu do të jetë kandidatja, pasi Veliaj në 2027 dhe nëse nuk do të ndodhte asgjë nuk do të konkuronte. Kushtetuesja do të krijojë mundësi që Veliaj të vijë urgjentisht të ushtrojë detyrën e vet deri në pikën që drejtësia të jap vendimin.

Kushtetuesja vendimin e saj e kishte me efekt zero, nuk solli asgjë sepse Veliajn e la në burg, kandidatët i la përsëri kandidat. “  / abcnews.al / 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!