Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha refuzon hetimin për “21 janarin”/ Gjikondi: E turpshme! Do të përballet me ligjin dhe të vërtetën

schedule13:43 - 14 Nëntor, 2025

schedule 13:43 - 14 Nëntor, 2025

Sali Berisha refuzoi të dëshmojë në SPAK ditën e premte për herë të parë për “21 Janarin”.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “News Line” në ABC News tha se Berisha në raport me drejtësinë shqiptarë është “zhburrëruar” si figurë politike.

Më tej shtoi se kjo është një çështje që nuk mund të shtyhet, dhe se sipas saj do të vijë një moment që Berisha do të përballet me veten, ligjin dhe të vërtetën.

“Është e turpshme për atë parti dhe qasjen që ka. Nga një anë bën sikur respekton SPAK dërgon denoncime, por kur ka shkuar fletëthirrja e Berishës në Parlament grupi parlamentar i PD nuk i është përgjigjur as emailev-e. Pra kjo është shumë e turpshme dhe flet shumë për moralin që kanë persona të caktuar. Zoti Berisha nuk duhet të bënte “pirueta” të tilla, por kjo mesele nuk mund të shtyhet, sepse do të vijë një moment që të përballet me veten, ligjin dhe të vërtetën”, tha Gjikondi.

Gjithashtu Juristja Brizida Gjikondi ndërsa analizoi disa deklarata të kryeministrit Edi Rama, i cili pranoi se ende “nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë”, tha se nuk e përjashton mundësinë që të ketë një bijë politike.

“Ndoshta mund të ketë bijë politike. E dimë që Rama arrin t’i përdorë këto gjëra. Ndoshta nuk ka bir politik, por mund të ketë bijë politikë. Ndaj nuk e përjashtoj këtë”, u shpreh Gjikondi.

Më tej tha se kryeministri Rama duhet të heqë dorë nga komentet indirekte që bën për drejtësinë.

“Ose të bëjë komente dhe të flasë hapur pa ngarkesa. Por mesazhi për Veliajn mesa kuptova, nuk është më bashkëudhëtar….”, tha ajo, duke shtuar: “Rama nuk është nga ata që tërhiqen kollaj. Edhe Berisha dhe Rama nuk heqin dorë…Edhe në lidhje me atë pjesën e drejtësisë dhe marrëdhënie me SPAK, tregoi se agjenda e tij nuk mund të “infektohet” me ç’ka ndodh rrotull”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!