Sokol Balla: I referohem faktit që jeni shprehur pro në distancë ndaj idesë që parlamenti. ndoshta parlamenti duhet të shkojë drejt 100 apo 101 deputetëve
Edi Rama: Po por kjo nuk ka lidhje me hapjen e sistemit politik.
Sokol Balla: Ju keni qenë gjithmonë partizan i dy partive.
Edi Rama: Po, jam partizan i dy partive dhe unë ju ftoj të shikoni se çfarë ndodh nëpër botë sot, dhe çfarë ndodh në vendet e paqeverisshme dhe çfarë ndodh në vendet që qeverisen, qoftë edhe me koalicione, por koalicione të qëndrueshme. Ndërkohë që ideja se demokracia lulëzon kur ka 100 parti është një ide absolutisht infantile dhe që nuk është e bazuar në asnjë lloj prove të realitetit sepse lulëzimi i demokracisë do të thotë lulëzim i jetës institucionale dhe jeta institucionale ndërtohet me reforma dhe reformat duan mbështetje politike dhe mbështetja politike buron nga fuqia që ke për të ekzekutuar vullnetin në funksion të reformave. Nuk bëhen reforma me 100 parti, nuk i ka bërë ndonjëri ndonjëherë që t’i bëjne ne dhe s’kemi fare pse i hyjmë asaj rruge.
Sokol Balla: Po vetëm në kushtet aktuale, ju keni të drejtë në teori, por në praktikë sot kemi një maxhorancë e cila nuk lëviz, është solide pavarësisht se çfarë ndodh.
Edi Rama: Jo pse pavarësisht se çfarë ndodh?
Sokol Balla: E diskutojmë këtë, e diskutojmë këtë.
Edi Rama: Kjo ia vlen të disktuohet pse pavarësisht se çfarë ndodh?/abcnews.al

